Drake shfaqet me stil të ri të flokëve, pas promovimit të albumit të ri

Mediale Vip

Drake shfaqet me stil të ri të flokëve, pas promovimit të albumit të ri

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:24
Drake

Drake padyshim që është ndër personazhet më të popullarizuar për momentin.

Ai ditën e djeshme (e premte) u pa në Beverly Hills, teksa u shfaq me një stil të veçantë të veshjes, shkruan Daily Mail.

34-vjeçari u pa me një stil interesant të flokëve, ndërsa kishte bërë prerjen e një zemre në kokë.

Image

Reperi po ashtu zgjodhi që gjatë kësaj shëtitje të ndalet edhe në një dyqan argjendarish, derisa ishte i rrethuar me truproja.

Drake e perfeksionoi pamjen e tij të rastësishme me një palë pantallona të gjera të veshjeve sportive dhe disa këpucë të bardha.

Dalja e Drake në një dyqan argjendarie vjen pasi u raportua se reperi i kishte vënë sytë Kim Kardashian, e cila është e beqare, pasi bëri kërkesë për divorc nga Kanye West.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat