Ndizen sërish gjakrat

Mediale Vip

Ndizen sërish gjakrat

Më: 4 prill 2021 Në ora: 10:59
Noizy, Meriton Mjekqi

Varrosi publikoi pak ditë më parë këngën e tij më të re, “Flamma”, e cila ishte një diss për gjithë reperët e rinj. Por përveç reperëve, Varrosi përmend në këngë edhe moderatorin Meriton Mjekqi, me të cilin prej kohësh labeli OTR është përfshirë në një debat virtual. Ndonëse gjërat mes tyre u duk se u qetësuan për një moment, tashmë ka nisur sërish sherri mes grupit dhe Mjekiqit.

Ky i fundit ka njoftuar se së shpejti do të ketë të ftuar në programin e tij reperin Escobars, të cilin Noizy e ka pasur mik disa vite më parë, por tashmë nuk flasin më. Sigurisht që grupi OTR nuk e ka pritur mirë këtë ftesë, duke qenë se në Gjoni Black janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me Noizy-n dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj Gjoni Black ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

“Një njeri që i thotë vetes mbret nuk ka qenë kurrë në luftë. Një njeri që artistët e rinj i ngacmon dhe mundohet t’i ul edhe merret me ta është vetëm inati se gjynah më vjen prej teje që ke bërë ddiss artistëve sapo kanë filluar karrierën e tyre. Kështu ke vepruar edhe në kohën tënde kur ke qenë i ri si këta me siguri ke harruar, por pa merk krejt do dalin me projekte se kështu e do ti. Kush të bën diss ty Karma jote, padrejtësitë e tua jo Gjoni Black. Pa merak mbas muajit të shenjtë të tregojmë se çfarë janë dissat ty edhe atyre klyshave të tu. Paramendo sa shumë vite ke jtuar në heshtje duke e parë veten në pasqyrë edhe duke i thënë vetes ‘Yeah Zini I’m King’ ”, shkroi Gjoni Black.

Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi. Gjatë një videoje ai është shprehur se Gjoni Black e ka vënë re që të gjithë njerëzit ju janë kthyer kundër dhe ndaj  reagojnë në këtë formë ndaj tij. Madje Noizy i ka kërcënuar se mund t’ju thotë fansave të tij që t’i rrahin si staf sa herë t’i shohin në rrugë. Pas këtyre thumbave në rrjete socilae, pati dhe një reagim nga Meriton Mjekiqi.

Ky i fundit shprehet se Noizy e ka kuptuar që po i del gjithçka në shesh, se çfarë ka bërë ai për miqtë e tij dhe rapin. Ai i ka bërë thirrje Noizy-t që të ndjekë performancën e Escobars në emision, sepse do i dhemb e vërteta e radhës. Këtë herë gjërat mes djemve nuk duken fare mirë dhe nuk e dimë se si do të jetë fundi i këtij debati që po vazhdon prej muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat