Aktorja e njohur amerikane Elizabeth Olsen, fyen serbët dhe thotë se askush nuk duhet ta vizitojë shtetin e tyre

Mediale Vip

Aktorja e njohur amerikane Elizabeth Olsen, fyen serbët dhe thotë se askush nuk duhet ta vizitojë shtetin e tyre

Më: 4 prill 2021 Në ora: 22:05
Elizabeth Olsen

Elizabeth Olsen në disa intervista para disa vitesh kishte treguar eksperiencën e saj të tmerrshme gjatë xhirimeve në Serbi.

Elizabeth Chase Olsen është një aktore e njohur amerikane për rolet e shumta në filma të ndryshëm.

Përparimi i saj erdhi në vitin 2011 kur ajo luajti në dramën thriller të pavarur Martha Marcy May Marlene, për të cilën u nominua për çmimin e filmit të Kritikëve për aktoren më të mirë dhe Çmimin e Shpirtit të Pavarur për Çmimin më të Mirë të Femrave, ndër çmime të tjera.

Ajo disa vite më parë ishte për punë në Serbi dhe gjatë disa intervistave ka folur për eksperiencën e saj të tmerrshme atje.

Ajo si fillim u rekomandoi shikuesve të intervistës që mos të shkonin në Serbi sepse nuk kanë çfarë të shohin atje.

“Në të vërtetë, nuk ka asgjë unike serbe, sepse ata kanë qenë shtet vetëm për rreth 13 vjet. Ata nuk kanë asgjë të tyre, ata thjesht marrin nga ata që në një moment i pushtuan. Serbët janë të pasjellshëm, ata flasin pa ndalur”, tha Elizabeth.

Ndërsa ajo që u tërhoqi vëmendjen shikuesve ishte e qeshura e pakontrolluar e moderatoreve të emisionit teksa aktorja po bënte këto deklarata për eksperiencën e saj në shtetin serb.

“Ai ashtë një vend shumë interesant. Ne filmuam atje 6 ditë në javë dhe kishim vetëm një ditë pushim. Veçanërisht është interesante që asgjë nuk është e tyre atje, sepse vendi u formua vetëm 13 vjet më parë, ata janë një kombinim i të gjithë atyre që qeverisnin vendin e tyre para kësaj”, tha ajo.

Ndonëse intervistat u bënë në vitin 2014, ato janë publikuar në YouTube në vitin 2020, dhe tani po gjiron në rrjetet sociale.

Ndërsa tashmë këto intervista kanë shkaktuar reagime të ashpra në Serbi, ku edhe ka shumë kërkesa që asaj t’i ndalohet hyrja në shtetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat