Labi thotë se Vjosa Osmani do ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës

Mediale Vip

Labi thotë se Vjosa Osmani do ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës

Më: 5 prill 2021 Në ora: 12:05
Ibrahim Rugova, Labinot Tahiri dhe Vjosa Osmani

Këngëtari ka shkruar një urim për Vjosa Osmanin.

Labinot Tahiri përmes një postimi  u shpreh i lumtur pasi Vjosa do ta ndjek rrugën e Ibrahim Rugovës.

Tutje, ai e ka uruar edhe gjithë Republikën e Kosovës për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Theksojmë se, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente dje duke u bërë gruaja  e dytë me këtë post në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Labit pa ndërhyrje:

Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes.

Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë!

Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS!

Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē.

Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i’u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë!

Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS.

Urime kryeministër Albin Kurti!

Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat