Justin Bieber e ka lansuar EP albumin “Freedom”

Mediale Vip

Justin Bieber e ka lansuar EP albumin “Freedom”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 12:42
Justin Bieber

Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, i ka befasuar fansat e tij me lansimin e EP albumit, “Freedon”, i cili përmban këngë të inspiruara nga muzika kishtare.

Projekti i ri i pop yllit 27-vjeçar u lansua në platformat muzikore në pasditen e së dielës.

“EP albumi ‘Freedom’ tashmë në të gjitha platformat”, kishte shkruar Bieber në postimin paralajmërues në Instagramin e tij.

“Freedom” i përfshinë gjithsej gjashtë këngë të reja, si “Freedom” që vjen në bashkëpunim me reperin Beam, “All She Wrote” me Brandon Love dhe Chandler Moore, “We’re in This Together”, “Where You Go I Follow” një bashkëpunim me Pink Sweats, Chandler Moore dhe Judah Smith, “Where Do I Fit In” me artistët Tori Kelly, Chandler Moore dhe Judah Smith dhe “Afraid to Say”.

EP-ja “Freedom” vjen pas lansimit të albumit të gjashtë të incizuar në studio të Bieberit, “Justice”, i cili debutoi në pozitën e parë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Billboard”. Albumi i përbërë nga 16 këngë u publikua më 18 mars të këtij viti, dhe erdhi pas incizimit të vitit 2020 të këngëtarit, “Changes”. Si duket vjetëve të fundit dhe gjatë pandemisë, Bieber ka qenë mjaft i angazhuar duke realizuar muzikë të re, pasi brenda një viti e gjysmë ai i ka publikuar gjithsej 3 albume muzikore.

Disa prej këngëve më të dëgjuara të albumit “Justice” janë: “Holy” “Lonely”, “Anyone” dhe “Hold On”. Kurse këngët më të dëgjuara të albumit “Changes” konsiderohen: “Yummy”, “Come Around Me”, “Habitual”, “Changes” dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat