Këta të famshëm dështuan në shkollë

Mediale Vip

Këta të famshëm dështuan në shkollë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 20:28
Rihanna

Këta janë disa nga personat më të famshëm që kanë dështuar në shkollë:

Gisele Bundchen

Modelja e la shkollën në moshën 14 vjeçare dhe kaloi disa vite duke ndërtuar karrierën si modele. Në vitin 2018, Fobes e emëroi atë si modelen e pestë më të paguar në botë.

Mark Wahlberg

Aktori 49 vjeçar la shkollën në kalsën e nëntë, dhe pasi luftoi me varësinë nga droga ai nuk e mori kurrë diplomën deri në vitin 2013, kur përfundoi një program në internet.

Lady Gaga

Këngëtarja e ka përshkruar veten si “shumë e përkushtuar, shumë studiuese dhe shumë e disiplinuar” gjatë shkollës së mesme, por edhe “pak e pasigurt”. Ajo përfundimisht u tërhoq nga shkolla në vitin 2005 për t’u përqendruar në karrierën e saj muzikore.

Keanu Revees

Aktori braktisi shkollën sepse ndjeu se nuk u përshtat kurrë. “Kam pasur konflikte dhe ballafaqime me stafin. Drejtori dhe unë nuk jemi parë sy më sy”, tha ai dikur.

Al Pacino

Aktori thuhet se u përpoq në gjithçka përveç anglishtes ndërsa ndiqte Shkollën e Mesme të Arteve Skenike në New York. Në një moment ai vetëm e kuptoi se gjithçka që donte të bënte ishte aktrimi dhe kjo ishte pikërisht ajo që bëri!

Rihanna

Këngëtarja u largua nga shkolla kur ishte 16 vjeçe pasi nënshkroi një marrëveshje rreth muzikës. Me sa duket ishte vendimi më i mirë që mund të kishte marrë, që nga ajo kohë ajo ka publikuar hite të shumta dhe së fundmi ajo lansoi linjën e saj të modës dhe bukurisë, Fenty.

Jennifer Lawrence

Aktorja ka thënë se ajo është një person “i vetë-arsimuar”, ajo braktisi shkollën e mesme në moshën 14 vjeçare dhe kurrë nuk e përfundoi arsimin e saj zyrtar.

Leonardo DiCaprio

Duket se gjithçka që donte të bënte Leonardo DiCaprio ishte aktrimi! Ai vendosi të marrë pjesë në një qendër lokale dramatike në vend që të mbaronte shkollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat