E njohim si moderatore, por ja çfarë pune bënte Alketa Vejsiu para se të bëhej e famshme

Mediale Vip

E njohim si moderatore, por ja çfarë pune bënte Alketa Vejsiu para se të bëhej e famshme

Më: 6 prill 2021 Në ora: 00:02
Alketa Vejsiu

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Piter Pan” të drejtuar nga Alketa Vejsiu ku ka kujtuar performancën e saj të parë në Miss Albania 2001.  Ajo tregoi se provën e parë publike në këngë e pati në spektaklin e drejtuar nga Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea.

 “Të mbaj mend”, – i tha menjëherë Alketa këngëtares, sepse edhe ajo vetë kishte qenë aty. Po çfarë bënte?

“Shisja bileta…” – tha duke qeshur Alketa.

Moderatorja shtoi  se sapo kishte filluar të ishte asistente e spektakleve, sepse qëllimi ishte i qartë: “Doja të isha afër Vera production”.

Për shumë vajza të njohura të showbizit shqiptar, Miss Albania u hapi shumë dyer drejt suksesit të së ardhmes.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësopjë Shqipërinë me këngën “Karma”. Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian. Anxhela bëri edhe disa ndryshime të vogla në krahasim me versionin e parë të këngës. Versioni final është akoma më i fuqishëm dhe u pëlqye më shumë nga fansat e festivalit, ndërsa Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.

Anxhela bëri të ditur disa ditë më parë se do të bashkëpunojë me koreografen e njohur suedeze, Sacha Jean-Baptiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat