“Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”, për kë i ka këto fjalë Mevlani?

Mediale Vip

“Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”, për kë i ka këto fjalë Mevlani?

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:46
Mevlan

Pak javë më parë Mevlani mori vendimin përfundimtar, duke zgjedhur mes Antonelës dhe Ledjanës. Djali nga Kavaja zgjodhi këtë të fundit dhe po ashtu edhe Ledjana u deklarua vetëm për të në emision. Mirëpo së fundmi Mevlani i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në rrjete sociale.

Në fakt ka qenë shprehja e tij ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Mevlani ka publikuar në Instagram një foto të tij, që e ka shoqëruar me këngën “Love Story”.

Ai ka shkëputur nga kënga pjesën ku shprehet: “Më thyeve zemrën tani je me tjetër tregomë a m’ke harru. Ty gabimet të mbetën shkatërrove veten, tash je tu më kërku”.

Gjithashtu përkrah fotos, Melani ka shkruar: “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.

Image

Sigurisht ky postim ka ngritur dyshime dhe nuk e dimë se kujt i dedikohet. Këto kohë ai ka treguar se gjërat me Ledjanën po shkojnë më së miri, madje Mevlani e ka surprizuar këtë të fundit edhe me dhurata jashtë emisionit. I vetmi dyshim dhe opsion që ngelet është Antonela. Para disa ditësh ai pati një përplasje me nënën e saj në “Për’puthen” dhe madje Mevlani e Antonela nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Të jetë lënduar Mevlani vallë nga Antonela kaq shumë? Mbetet për t’u parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat