Tea e pranon se edhe Andi ishte në lidhje gjatë kohës kur ishin në “Përputhen”

Mediale Vip

Tea e pranon se edhe Andi ishte në lidhje gjatë kohës kur ishin në “Përputhen”

Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:35
Tea dhe Andi

Tea ka zbuluar të pathëna nga ish-konkurrentët e “Përputhen”.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni vendosi që të flasë publikisht rreth ndarjes nga Beart Rexhepi.

Lidhja e dyshes nuk zgjati shumë, ndërsa në intervistën e fundit, Tea tha se marrëdhënia e tyre u bë toksike, andaj i ndanë rrugët.

“Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, poashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme”, u shpreh ajo.

Ajo tha se një faktor kryesor që ndikoi në ndarjen e tyre ishte xhelozia, ngase thekson se nuk i ishte ndarë Beartit në asnjë moment dhe kishte lënë pas gjithë gjërat e tjera.

Por, gjatë rrëfimit të saj, Tea tha se edhe Andi ka qenë në lidhje në një vajzë gjatë kohës kur ishin në emision, megjithatë nuk tregoi nëse ajo ishte Melisa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat