Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere!

Mediale Vip

Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere!

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:58
Kim Kardashian

Kim Kardashian është zyrtarisht miliardere! Ylli i televizionit i është bashkuar ditën e sotme listës së Forbes të miliarderëve të botës. Media e njohur ka raportuar se tashmë pasuria e Kim ka arritur në 1 miliardë dollarë pas suksesit me KKW Beauty dhe Skims.

Sipas Forbes, Kim ka fitime edhe ngaKeeping Up With The kardashians, kontrata dhe investime të tjera. Pasuria e saj u shtua pasi ajo shiti 20% të aksioneve të KKW Beauty për 200 milionë dollarë në 2020.

Ylli i reality-showt nisi biznesin me KKW Beauty më 2017 pasi pa suksesin e kompanisë kozmetike të motrës Kylie Jenner, Kylie Cosmetics. Ajo krijoi kompaninë e veshjeve Skims më 2019 dhe vazhdoi me linjat e reja edhe gjatë pandemisë.

Po ashtu edhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, u shpall miliarder nga Forbes në prill të 2020-s. Edhe pse ata të dy kanë goxha pasuri, para se të firmosnin letrat e divorcit thuhet se bën një marrëveshje për të ndarë pronat e tyre. Ndonëse ne media u përfol se Kim dhe Kanye janë ndarë keq me njëri-tjetrin, Kim ka treguar të kundërtën së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat