“Dhëndri” i Kosovës e uron Vjosa Osmanin për postin e presidentes

Mediale Vip

“Dhëndri” i Kosovës e uron Vjosa Osmanin për postin e presidentes

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:15
Dua Lipa me të dashurin

I dashuri i Dua Lipës i është gëzuar zgjedhjes së presidentes së re.

Anwar Hadid ka publikuar një postim në storien e tij në Instagram derisa shkruan se Kosova ka zgjedhur  38 vjeçaren për presidente.

Ai nuk ka shkruar ndonjë mbishkrim por vetëm se e ka postuar mazhin në Instagramin e tij. Sidoqoftë kjo është një mbështetje shumë e madhe nga modeli i njohur pasi shumë njerëz e ndjekin në rrjete sociale dhe fal tij  mund ta njohin edhe Kosovën.

Ndryshe, Anwar ka muaj që është në lidhje dashurie me Dua Lipën dhe dyshja pothuajse shumicën e kohës e kalojnë së bashku dhe janë të pandashëm.

Rikujtojmë se, Anwar Hadid është vëllai i motrave modele Bella dhe Gigi Hadid.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat