U përfol për ngjashmëri me këngën e Rihannës, Rina u përgjigjet atyre që e kritikuan “Bad Rosita”

Mediale Vip

U përfol për ngjashmëri me këngën e Rihannës, Rina u përgjigjet atyre që e kritikuan “Bad Rosita”

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:32
Rina Balaj

Rina iu përgjigj kritikuesve që thanë se kënga “Bad Rosita” është e ngjashme me “Te Amo”, të Rihannës.

Rina Balaj aktualisht po shijon suksesin e këngës “Bad Rosita”, të cilën ka pak kohë që e publikoi.

Kjo këngë flet për një vajzë që dashurohet në Rinën, e që kjo e fundit e ka shoqe dhe nuk mund t’ia kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë, ngase nuk e sheh ndryshe.

Që prej publikimit të këngës, ajo u përfol për ngjashmëri të madhe me “Te Amo” nga Rihanna.

Të gjitha këtyre kritikave, Rina iu përgjigj me anë të një postimi në Instagram, ku thotë se kënga e saj është ndryshe.

“Dhe meqë ra fjala…lajmi i fundit….kjo këngë vshtë këngë origjinale e bërë nga unë. Po, po, po, ka storien e njëjtë me “Te Amo” të Rihannës, por vazhdon të mos jetë e njëjtë. Ndaloni së tentuari të gjeni këngë që nuk ekziston, që mendoni se e vjedha, jeni qesharak të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, projekti në fjalë ka marrë mbi 4 milionë klikime në YouTube.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat