Loredana zbulon pak nga kënga në gjuhën shqipe

Mediale Vip

Loredana zbulon pak nga kënga në gjuhën shqipe

Më: 7 prill 2021 Në ora: 19:40
Loredana

Ndonëse nuk ka shumë vite që është bërë pjesë e tregut muzikor, Loredana është një nga reperet më të suksesshme të momentit. Menjëherë ka arritur të depërtojë jashtë industrisë shqiptare, duke qenë se dhe çdo projekt i saj ka qenë në gjuhë të huaj. Deri më sot Loredana ka kënduar vetëm në gjermanisht, edhe pse fansat i kanë kërkuar prej kohësh që të realizojë edhe një projekt në gjuhën shqipe.

Më në fund pas kaq shumë kohësh, Loredana ua ka bërë ëndrrën realitet dhe ka gati këngën në shqip.

Ditën e sotme reperja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër nga projekti i ri muzikor. Loredana shfaqet duke kënduar në një studio muzikore dhe siç duket kënga është gati, por nuk e dimë se kur do e gjej dritën e publikimit. Fansat e saj shqiptarë janë aktualisht në qiellin e shtatë nga gëzimi dhe mezi presin të mësojnë më shumë detaje.

Ndërkohë kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Loredanës është “Kein Hunger”, të cilin e publikoi në dhjetor të vitit të shkuar në bashkëpunim me Ufo361. Kohët e fundit reperja ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe për një shtatzëni të mundshme, që po aludohet prej kohësh. Shkak u bë një postim i reperes, ku shprehu hapur dëshirën për një fëmijë të dytë.

Më pas në rrjet kanë qarkulluar shumë foto dhe video që mendohet se pohojnë shtatzënë, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Loredana.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LORIXFANS (@lorixfans)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat