Afrim Muqiqi thotë se mërgimtarët po rezervojnë dasma në Kukës, pasi në Kosovë u ndaluan

Mediale Vip

Afrim Muqiqi thotë se mërgimtarët po rezervojnë dasma në Kukës, pasi në Kosovë u ndaluan

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:13
Afrim Muqiqi

Këngëtari, Afrim Muqiqi, ka folur për masat e reja anti-COVID të vendosur tash nga Qeveria Kurti, të cilat u kundërshtuan fuqishëm nga qytetarët, bizneset, e sektorë të tjerë.

Muqiqi ka kritikuar masat duke thënë se të gjitha qeveritë që nga fillimi i pandemisë, kanë përdorur standarde të dyfishta.

Tutje ai ka bërë të ditur se diaspora kanë filluar rezervimin e dasmave në qytetin Kukës të Shqipërisë.

“Dasmat do të organizohen në Shqipëri. Kanë filluar rezervimet”, ka thënë ai.

Ndryshe, masat e reja kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme dhe do të zgjasin për 11 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat