Derisa po shijon pushimet, Enca Haxhia: Dua të jetoj në Dubai

Mediale Vip

Derisa po shijon pushimet, Enca Haxhia: Dua të jetoj në Dubai

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:38
Enca Haxhia

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, prej disa ditësh po shijon pushimet në Dubai.

Ajo duket se po kalon një kohë të mirë, duke qenë se edhe në Shqipëri prej muajsh zbatohen disa masa për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe siç shihet po argëtohet në masë të madhe saqë ka bërë një deklaratë se dëshiron të jetojë atje.

Image

“Dua të jetoj këtu”, ka shkruar 25 vjeçarja.

Imazhi në fjalë e paraqet artisten të veshur tërësisht në rozë dhe me një pamje të mrekullueshme.

Krahas Encës, pushimet në Dubai këto ditë është duke i shijuar një pjesë e madhe e yjeve shqiptare.

Kida, Ermal Fejzullahu, Afërdita Paçarada, Arta Elezaj – janë vetëm disa prej emrave që ditët e izolimit në Kosovë kanë vendosur t’i kalojnë në një vend tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat