Refuzoi 17 milonë dollarë, poetja e Joe Biden pozon për Vogue dhe duket fantastike

Mediale Vip

Refuzoi 17 milonë dollarë, poetja e Joe Biden pozon për Vogue dhe duket fantastike

Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:38
Amanda Gorman

Poetja 23 vjeçare, Amanda Gorman, pozon për herë të parë në kopertinën e revistës amerikane Vogue.

Amanda u bë e njohur për publikun në ditën e betimit të Joe Biden si President i Amerikës. Pas ceremonisë, poetja dhe aktivistja për të drejtat e grave dhe diskriminimit anti-racor tërhoqi vëmendjen e medies dhe botës së modës.

Menjëherë ajo nënshkroi kontratë me agjencinë e modelingut IMG.

Dy librat e saj, “The Hill We Climb: Poems” dhe “Change Sings: A Children’s Anthem”, kanë kryesuar në listat e shitjes në të gjithë Amerikën.

Në një intervistë për mediet amerikane ajo ka thënë se i është dashur shumë punë, jo vetëm asaj por edhe familjes për arritjet që ka shënuar deri tani.

Poetja gjithashtu ndan ndjenjat e saj për suksesin.

“Mësova se nuk është problem të kesh frikë. Për më tepër, nuk është problem të kërkosh madhështi”.

Pavarësisht suksesit të deritanishëm, Amanda Gorman, e lindur në Los Anxhelos, thotë se është bërë shumë më selektive në atë që promovon, duke theksuar se ajo refuzoi rreth 17 milionë dollarë.

Ajo synon të bashkëpunojë me kompanitë vetëm nëse filozofia e tyre përputhet me qëllimet e saj afatgjata, si kandidimi për presidente në 2036-ën.

Amanda Gorman u fotografua nga Annie Limbovich dhe pamja e saj u kurua nga Gabriela Karefa-Johnson.

Poetja amerikan shfaqet me veshje të Louis Vuitton ,krijuar nga Virgil Abloh.

Përmes fotos paraqitet trashëgimia dhe vlerat kulturore afrikane, nga ku Amanda ka origjinë. Gjithashtu ajo është fotografuar e veshur me Dior.

“Çfarë kënaqësie të bësh këtë kopertinë të veshur me një vepër të krijuar nga krijuesi inovator me ngjyrë, Virgila Bloh, i cili nderon trashëgiminë time” shkruan Amanda në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat