A do rikthehej në “Për’puthen? Flet ish-konkurrenti

Mediale Vip

A do rikthehej në “Për’puthen? Flet ish-konkurrenti

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:23

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Kristian Marcinaj, ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku përveçse foli në lidhje me sherrin që pati me Arjan Konomin, komentoi edhe çfarë ka ndodhur gjatë javës në reality show-n.

Vendimin e Atdheut për t’u rikthyer në emision, ai e shikon si të dyshimtë, si një lojë mes tij dhe Antonelës. “Por koha do ta tregojë”, shtoi ai.

I pyetur nëse vetë ai do të donte të rikthehej në “Për’puthen”, Kristiani u shpreh se momentalisht as nuk e pohon dhe as nuk e mohon.

“Nëse më jepet një mundësi e tillë, do e shqyrtoja, jam në një gjendje neutrale”, tha Macinaj, i cili gjithashtu komentoi edhe marrëdhënien mes Ledjanës dhe Mevlanit.

“Ledjana po bën një lojë, nuk ka pasur asnjëherë ndjenja për Mevlanin. Jam i bindur. Si ku fikën ndjenjat rastësisht? Unë nuk do të futesha në një situatë të atillë, besoj se Mevlani ka një moshë që e di çfarë të bëjë, nuk ka nevojë për këshillën time. Nuk besoj se del ndonjë çift nga ata që janë aty”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat