Bebe Rexha reagon pas lajmit për vdekjen e DMX

Mediale Vip

Bebe Rexha reagon pas lajmit për vdekjen e DMX

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:25
Reperi DMX dhe Bebe Rexha

Bebe Rexha ndihet e trishtuar pas lajmit për vdekjen e yllit të hip-hopit.

Bota e muzikës sot humbi një ndër yjet më të mëdhenj të kësaj industrie, DMX, pasi ishte i shtrirë në spital për disa ditë me radhë.

Reper DMX mbeti në koma pasi pësoi sulm në zemër, si pasojë e mbidozës. Mjekët ishin përpjekur për ditë me radhë të bënin gjithçka për ta shpëtuar atë, por sot nuk arriti të mbijetojë.

Telegrame ngushëllimi për vdekjen e DMX kanë shkruar emra të njohur të industrisë së muzikë, mes tyre edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo postoi një foto të shkrepur vite më parë krah reperit dhe shkruan “Prehu në paqe”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat