E gjykuan se nuk flet shqip me të bijën, Valdrin Sahiti u kthehet ashpër ndjekësve

Mediale Vip

E gjykuan se nuk flet shqip me të bijën, Valdrin Sahiti u kthehet ashpër ndjekësve

Më: 10 prill 2021 Në ora: 07:01
Valdrin Sahiti me familjen e tij

Valdrin Sahiti është një ndër stilistët më të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Ai ndan shpeshherë me ndjekësit e tij detaje nga jeta profesionale dhe ajo personale.

Së fundmi, stilisti ka publikuar në InstaStory një video ku shfaqet duke udhëtuar në makinë me të bijën dhe të dy komunikojnë në gjuhën angleze me njëri-tjetrin.

Mesa kuptohet, komentet në lidhje më këtë video kanë qenë të shumta, ndaj dhe Valdrini ka dhënë një sqarim publik të gjithëve atyre që përpiqen të japin mend në lidhje me edukimin e fëmijëve të të tjerëve.

“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt,” ka shkruar Valdrini.

Kujtojmë se në 2018-tën stilisti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Edita Ramadani, lindi një vajzë bukuroshe, Bella, që i ka zbukuruar jetën çiftit të famshëm. Bella është personi më i rëndësishëm në familje dhe duket se shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.

Disa ditë më parë bashkëshortja e Valdrinit festoi ditëlindjen dhe me këtë rast ai ndau lajmin se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat