Besniku na zbuloi moshën e Jonidës në mënyrën më romantike në botë

Mediale Vip

Besniku na zbuloi moshën e Jonidës në mënyrën më romantike në botë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:24
Besniku dhe Jonida

Jonida Vokshi feston sot ditën e lindjes dhe mes dhjetra urimesh që mori nga miq, të afërm e fansa cili mendoni se qëndron në krye? 

Sigurisht ai i Besnikut. Producenti i njohur di shumë mirë çfarë fjalësh të zgjedhë kur vjen puna tek bashkëshortja e tij dhe ja që qëlloi sërish në shenjë.

“Edhe krejt botën të ta jap dhuratë prap humbas pasi më dhurove Emin. Jam dorëzuar. Gjithmonë do jesh në avantazh. Lutem që kur Emi të festojë 35-vjetorin të jetë po kaq e bukur sa ti dhe ne do duhemi edhe më shumë se sot. Të dua dhe urime”, ka shkruar ai krah fotos me dashurinë e jetës.

Jonida mbushka 35 vjeç dhe ne nuk na besohet si ka ndaluar koha për të. Ajo duket njësoj si atëherë kur u shfaq në televizon për herë të parë, asokohe shumë më e re.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat