Zana Krasniqi, nënë për herë të katërt

Mediale Vip

Zana Krasniqi, nënë për herë të katërt

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:01
Zana Krasniqi

Zana Krasniqi, më e bukura e Kosovës e shpallur Miss në 2008, është bërë mami për herë të katërt. Mbase ka nga ata që s’e dinë as që ajo ishte bërë mami për herë të tretë apo të dytë dhe askush s’do t’u vinte faj. Sepse Zana është personazh i njohur, por ndër më të fshehurit. Ka kohë që është zhdukur nga jeta publike dhe fotot në Instagramin e saj janë më shumë se të rralla.

Burime për “Prive” kanë zbuluar se Zana ka sjellë në jetë fëmijën e katërt disa muaj më parë, por nuk bëhet ende e ditur gjinia.

Zana jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e martuar me një biznesmen, foto me të cilin është vetëm kjo.

Image

Tani na mbetet të presim, që pas zbulimit të këtij lajmi të bukur, edhe Zana ta lëshojë pak dorën e të publikojë ndonjë foto me beben e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat