Ronela Hajati lanson këngën e re “Shumë i mirë”

Mediale Vip

Ronela Hajati lanson këngën e re “Shumë i mirë”

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:46
Ronela Hajati

Ronela Hajati është artistja e njohur shqiptare që po bën bujë në industrinë muzikore.

Ajo është duke vazhduar që të publikojë këngët nga albumi i ri, që titullohet “Rron”.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo bërë të ditur se tashmë ka lansuar këngën e re.

“Shumë i mirë” mban titullin prodhimtaria muzikore, për tekstin dhe melodinë e së cilës është përkujdesur vet artistja.

Në klip ajo shihet me një model, me të cilin vallëzon tejet afër, të tilla pamje të nxehta të realizuara nga Money Music.ent

Si përherë artistja u shfaq me veshje unike, duke theksuar tiparet e mrekullueshme trupore.

Ndërkohë theksojmë se projekti menjëherë filloi të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat