“Pas lidhjes me Big D, akoma nuk më flasin familjarët”, Lindita Halimi habit me rrëfimin e saj

Mediale Vip

“Pas lidhjes me Big D, akoma nuk më flasin familjarët”, Lindita Halimi habit me rrëfimin e saj

Më: 11 prill 2021 Në ora: 06:26
Lindita Halimi me familjen e saj

Lindita Halimi është një nga zërat më të mirë që ka Shqipëria dhe falë talentit të saj ajo ka arritur të deprtojë jashtë kufijve të vendit. Tashmë ajo qëndron në majën e suksesit, edhe pse rrugëtimi drejt tij nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

Të lindte në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës ka bërë që ajo të haset me shumë vështirësi dhe paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor. Mbrëmjen e sotme Lindita ishte e ftuar në emisionin “Soiree”, në të cilin tregoi se sa keq ndjehej në momentin që të afërmit i kërkonin të hiqte dorë nga muzika.

“E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, tregoi Lindita Halimi.

Më pas ajo tha se me të tilla paragjykime u përball edhe pas lidhjes me reperin amerikan, Big D dhe për këtë arsye ende edhe sot ka disa të afërm të saj që nuk i flasin.

“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend ivogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, tha Lindita Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat