Zyrtare, Harry do jetë një prej 30 të pranishmëve në funeralin e princit Philip

Mediale Vip

Zyrtare, Harry do jetë një prej 30 të pranishmëve në funeralin e princit Philip

Më: 11 prill 2021 Në ora: 07:58
Princ Harry

Janë bërë të ditura planet për funeralin e Princit Philip i cili u nda nga jeta dy ditë më parë. Familja mbretërore do të mblidhet në një funeral privat dhe jo publik për shkak të pandemisë. Funerali do të mbahet në 17 prill në St.George Chapel.

Eventi do të transmetohet nga Kështjella Windsor. Për shkak të rregullave anti-covid, vetëm 30 veta do të marrin pjesë, përfshirë edhe Princin Harry, i cili do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruar pranë familjes në këtë moment të vështirë.

Ndërkohë Meghan do të qëndrojë në Kalifornia me këshillën e mjekëve, të cilët nuk i kanë sugjeruar të udhëtojë për shkak të shtatzënisë.

Familja mbretërore ka kërkuar që njerëzit të mos lënë lule dhe sende jashtë Pallatit Buckingham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat