Adelina Thaçi kujton një nga paraqitjet së bashku me të atin: Me fat që isha vajza jote

Mediale Vip

Adelina Thaçi kujton një nga paraqitjet së bashku me të atin: Me fat që isha vajza jote

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:09
Adelina Thaçi dhe Rasim Thaçi – Cima

Kanë kaluar vetëm pak javë që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

I ndjeri thuajse çdo ditë përkujtohet nga njerëzit e tij të dashur përfshirë këtu edhe familjarët.

Një dedikim së fundmi kundrejt tij e ka bërë edhe këngëtarja Adelina Thaçi duke përkujtuar një nga paraqitjet e tyre së bashku.

Image

“Babë, të njëjtën rutinë po e bëjë si me qenë këtu fizikisht, po flas, e po e bëjmë humorin që e kemi bërë gjithmonë në shtëpi, po flej tek dhoma jote, te jastëku yt, po i këndoj këngët që i ke pas dëshirë, me zërin që e kam trashëguar prej teje, oh sa krenare jam për ty babë”.

Veç malli. A e din sa jam kënaq në këtë emission, nuk kam fjalë me përshkru. Sa kam qenë me fat e jam , që kam qenë vajza jote. Babai im, të dua deri në frymën e fundit sepse jam vajza më fatlume”, ka shkruar ajo.

I njëjti ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale duke u cilësuar si një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat