Catherine Zeta: Unë kurrë nuk do të postoj një foto me bashkëshortin nga vaska

Mediale Vip

Catherine Zeta: Unë kurrë nuk do të postoj një foto me bashkëshortin nga vaska

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:52
Catherine Zeta

Aktorja e famshme Catherine Zeta John dhe Michael Douglas kanë shijuar një martesë harmonike për plot dy dekada, dhe ajo së fundmi zbuloi sekretin e dashurisë së tyre të gjatë në një intervistë.

"Unë jo gjithmonë jam Catherine Zeta-Jones. Unë jam kryesisht Kate. Dhe kur jam Kate, më pëlqen të kënaqem kur jam në shtrat me familjen time. Më pëlqen shumë privatësia ime dhe nuk kam nevojë ta ndaj me publikun dhe mediat. Unë kurrë nuk do të publikoj foto nga banjo ose ato me bashkëshortin në një vaskë të nxehtë", tha aktorja.

Aktorja zbuloi se të dy ata ende po kalojnë 'një kohë të mirë' së bashku.

"Ne kurrë nuk e kemi humbur sensin tonë të humorit, ne kënaqemi me njëri-tjetrin dhe kur kësaj i shtohet dashuria dhe respekti i ndërsjellë, nuk ka asgjë më të bukur", zbuloi Catherine Zita.

Aktorja me një pamje rinore dhe linjë të lakmueshme zbuloi se ajo nuk ka shijuar asgjë të ëmbël për vite me rradhë dhe tregoi se si është ëndrra e saj të nxitojë për ëmbëlsira kur ajo 'plaket'.

"Kur të plakem me të vërtetë, do të marr shumë vitamina në mënyrë që të ha ëmbëlsira për pjesën tjetër të jetës sime", tha ajo për Wall Street Journal.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat