Fotot po bëjnë xhiron e rrjetit! Nisin zyrtarisht xhirimet për ribashkimin e “Friends”

Mediale Vip

Fotot po bëjnë xhiron e rrjetit! Nisin zyrtarisht xhirimet për ribashkimin e “Friends”

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:12
Friends

Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.

Në shkurt të këtij vitit që lamë pas, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.

Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Friends (@friends)

Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë.

Më në fund, xhirimet për ribashkimin e “Friends” kanë nisur, siç ka treguar edhe faqja e tyre zyrtare në Instagram.

“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”- shkruhej në postim.

Për më tepër, aktori Matthew Perry ndau në Instagram një foto nga xhirimet, të cilën më pas e fshiu.

Image
Matthew Perry

Në rrjet po qarkullojnë foto nga skenat e xhirimit dhe fansat s’mund të ishin më të lumtur.

Aktorët e famshëm do të bashkohen edhe një herë, për të na dhuruar kujtimet më të bukura nga ky serial që pëlqehet nga fansa në mbarë botën dhe na bën të qeshim në çdo kohë! Mezi po i presim!

Image
Friends
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat