I erdhi një ofertë tunduese nga ‘Kosherja’, Olsi Bylyku tregon pse e refuzoi dhe qëndroi në ‘Klanifornia’

Mediale Vip

I erdhi një ofertë tunduese nga ‘Kosherja’, Olsi Bylyku tregon pse e refuzoi dhe qëndroi në ‘Klanifornia’

Më: 12 prill 2021 Në ora: 06:16
Olsi Bylyku

I ftuar në “Expuls” në Ora News, Olsi Bylyku ka folur rreth karrierës së tij dhe lëvizjes në 3 emisione humori. Ai ka zbuluar se ka pasur një ofertë shumë të mirë nga emisioni i ri i humorit në ABC News, “Kosherja”, por nuk ka pranuar. Arsyen ai e ka treguar, duke thënë se ishte vetëm për shkak të stabilitetit të tij artistik.

“Po më ka ardhur një ofertë. [Por nuk e pranova] sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin tim artistik. Për 6 vjet karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që më ofruan një pagesë shumë të mirë, plus është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Besin dhe gjithë aktorët e Kosheres. Por [ky refuzim] u bë vetëm për stabilitetin tim artistik. Për mendimin tim, në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet, ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbaroj një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia. Por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët”, -tha Olsi.

Ai rrëfeu gjithashtu se ka pasur një ofertë edhe nga ‘Portokallia’ para disa kohësh, por sapo kishte shkuar në Klan dhe lëvizja ishte e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat