Cili është emri që do të ketë vajza? Turi zbulon një detaj të rëndësishëm

Mediale Vip

Cili është emri që do të ketë vajza? Turi zbulon një detaj të rëndësishëm

Më: 13 prill 2021 Në ora: 06:58
Turi dhe Orinda

Në këto javë të mezipritura për Turin dhe Orindën, ka nisur edhe diskutimi për emrin. Si do të quhet vajza që do të vijë së shpejti në jetë?

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Piter Pan”, Turi zbuloi para fëmijëve disa sekrete edhe për pritjen e ëmbël të Orindës, ndjesitë e së cilës po i përjeton edhe ai jo më pak.

I bombarduar nga pyetjet e fëmijëve për këtë periudhë të bukur që po kalon së bashku me Orindën, Turit iu desh të zbulonte edhe si do ta quajë vajzën që do të vijë në jetë së shpejti. Natyrisht, emrin, siç tha ai, akoma nuk e kanë vendosur, por e sigurt është që do të jetë që një emër që të fillojë me A: “Nuk ia kemi zgjedhur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A” – tha ai.

I lumtur që shumë shpejt do të gëzojë një status të ri, por më shumë i lumtur që do të bëhet me vajzë, Turi tha se ka nisur t’i flasë tashmë me zë të lartë vogëlushes A, e cila, me siguri, do ta pëlqejë edhe emrin që do t’i zgjedhin prindërit.

A, si A-ja e alfabetit, A, sepse këta njerëz jani gjithnjë duke vepruar… A, sepse nuk do ndalet asnjëherë derisa të marrë atë që dëshiron. A, sepse A-ja është e pasionit dhe e aventurës dhe A, sepse ka shumë, po shumë energji për të dhënë.

Në fakt, po ta mbledhësh bashkë energjinë e Turit dhe Orindës…. A del apo jo?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat