‘Je sa taka ime’, plas sherri mes Antonelës dhe Sindit

Mediale Vip

‘Je sa taka ime’, plas sherri mes Antonelës dhe Sindit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:52
Sindi dhe Antonela

Sindi dhe Antonela debatuan ashpër dje në “Përputhen”. Antonela u kap te një fjali e Sindit gjatë takimit të saj me Anxhelon.

Ajo i tha se nuk ka pasur lidhje më parë dhe ka ruajtur moralin. Antonela e sulmoi Sindin për deklaratën e saj.

E habitur nga reagimi i Antonelës, Sindi tha se ajo është xheloze dhe ndjen konkuerencën për Atdheun.

Pjesë nga biseda në studio:

Antonela: Ato janë parimet tua jo të shoqërisë shqiptare, se më duket absurde. Fol për moral vetëm pse s’ke dal me persona. Të thuash morali për të gjithë ne është shumë ofenduese për ne që kemi pasur lidhje

Sindi: Unë po them moralet e mia si njeri, nëse do kishe ndjekur gjithë bisedën deri në fund atëherë do e kishe kuptuar

Antonela: E kuptova, po nuk e dëgjova aty. Ndoshta e kishin prerë

Sindi: Duhet ta kishe dëgjuar bisedën deri në fund

Antonela: Nuk m’u duk aq interesant takimi yt për atë se dëgjova

Sindi: Pse po sulmon Antonela?

Antonela: Nuk më pëlqeu ajo që the se unë u preka personalisht

Sindi: Dhe më fal, unë s’po ta sqaroj për
të disatën herë?

Antonela: Ku është morali këtu?

Sindi: Ti do të hapësh debat me mua apo çfarë?

Antonela: Jo, unë të pyeta Sindi

Sindi: Ke ndonjë problem me mua?

Antonela: Pse m’i pas a m’i zgjidh?

Sindi: Ca halli ke me mua? Po ndjen konkurrencën Antonelë?

Antonela: Je sa kjo taka ime shpirt, shihe pak 12 cm, aq je dhe ti

Sindi: Ti je ajo që ke mbrojtur femrat dhe ajo që po ofendon një femër tani për fizikun. Fizikun ma ka falur i madhi Zot. Dashuria jote për Atdheun, kur ti e ke ofenduar dhe i ke thënë fjalët më të ndyra, kjo dashuria juaj tani nga hiçi të duket ty ndonjë gjë e besueshme? Ti mendon se ky publik nuk e sheh?

Antonela: Je xheloze?

Sindi: Ti je xhelozja, po ndjen konkurrencën

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat