Pete Davidson konfirmoi nga hiçi romancën e tij me këtë personazh të njohur

Mediale Vip

Pete Davidson konfirmoi nga hiçi romancën e tij me këtë personazh të njohur

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:45
Phoebe Dynevor, Pete Davidson

Ylli i “SNL”, Pete Davidson, u shfaq të dielën me studentët e Universitetit Marquette dhe la të kuptohej se ai po del me Phoebe Dynevor.

“Page Six” konfirmoi në fillim të Prillit se Davidson dhe Dynevor po takohen , megjithëse ata nuk janë “shumë seriozë” sepse ylli i “Bridgerton” është në Angli për pjesën tjetër të vitit ndërsa fillon xhirimet e Sezonit të dytë në Netflix.

Dyshja për herë të parë u përfol në fillim të këtij viti, pasi ata u panë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Brooklyn, ku ajo ishte duke filmuar “Younger”.

Në një moment, ata ishin “duke mbajtur duart dhe përqafuar njëri-tjetrin” në Caverswall, Staffordshire.

“Dukej sikur ishin në një lidhje dhe ata dukeshin të lumtur së bashku”,  tha një vendase muajin e kaluar.

Më herët, Davidson ishte i fejuar me këngëtaren e famshme Ariana Grande.

Në një intervistë të fundit për reperin Charlamagne postuar në YouTube, komediani zbuloi se romanca e tij me Grande-n kishte përfunduar kur vdiq ish-i i saj Mac Miller.

“Unë e dija shumë mirë se kishte mbaruar pas kësaj. Ishte me të vërtetë e tmerrshme dhe nuk mund ta imagjinoj sesi ishte. E vetmja gjë që di është se ajo me të vërtetë e donte shumë atë dhe nuk e shfaqte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat