Brad Pitt i futet modës, bashkon forcat me markën e njohur

Mediale Vip

Brad Pitt i futet modës, bashkon forcat me markën e njohur

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:41
Bad Pitt

Bad Pitt do të vijë së shpejti në rolin e stilistit përmes koleksionit të quajtur “BP Signature”.

Ai ka bashkuar forcat me markën italiane të veshjeve për meshkuj “Brioni”, aktori ka qëllim që të prezantojë koleksionin unik, të dizenjuar posaçërisht për stilin e veshjes së tij.

Kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze bën një bashkëpunim të tillë edhe pse aktori është fytyra reklamuese e Brionit që nga vitin 2019.

Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni me shtatë cope përfshin “një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku”.

Përsa i përket jetës personale të aktorit, lufta ligjore midis tij dhe Angelina Jolie po bëhet më e shëmtuar nga dita në ditë. Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat