Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes

Mediale Vip

Dafina Zeqiri feston 32 vjetorin e lindjes, befasohet nga DJ Geek me një festë surprizë në orët e para të ditëlindjes

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:41
Dafina Zeqiri, DJ Geek

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)

Dafinën e pritën befasi të këndshme që në orët e para të datës 14 prill, ku i dashuri i saj, DJ Geek, kishte përgatitur një festë surprizë për të.

Ai kishte organizuar një festë në oborrin e shtëpisë, ku ishte shkruar me të madhe numri 23, ndërsa ishin vendosur edhe fishekzjarre.

Ka qenë Dafina ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video nga befasia e këndshme, ndërsa falënderoi publikisht të dashurin e saj.

“Faleminderit i dashur për befasinë”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, Geek u kujdes edhe për një urim të veçantë për të dashurën e tij, duke publikuar disa fotografi të ëmbla të çiftit në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen e dashur”, shkroi ai, ndërsa nuk munguan edhe urimet e shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat