Me kë e ka? Ana Kauri: Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh

Mediale Vip

Me kë e ka? Ana Kauri: Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:05
ANa

Ka disa javë që është larguar nga emisioni “Për’puthen”, por vijon që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale apo me deklaratat që bën e ftuar në studiot televizive.

Është fjala për Ana Kaurin, e cila së fundmi mori vëmendjen e fansave me një postim të bërë në “Instastory”. Ajo shfaqet panë një pishine, e veshur mjaft sportive.

Teksa po rregullon lidhëset e atleteve, Ana shkruan krahas fotos: “Mos mu ngatërro si lidhëset e atleteve bukurosh”. Këto fjalë i ka shoqëruar edhe me një emoji puthje.

Por për kë e kishte vallë Ana këtë thumb? Fansat do presin për ndonjë postim tjetër, nëse ish-konkurrentja do të zbulojë ndonjë detaj tjetër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat