“Canción Bonita” kënga e re e dyshes Ricky Martin dhe Carlos Vives

Mediale Vip

“Canción Bonita” kënga e re e dyshes Ricky Martin dhe Carlos Vives

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:12
Ricky Martin dhe Carlos Vives

Bashkëpunimi i parë i këngëtarëve Ricky Martin dhe Carlos Vives, titullohet “Canción Bonita” apo thënë në shqip “Kënga e bukur”.

Me një melodi e cila sjell gëzim, të bënë të vallëzosh dhe transmeton energji pozitive, kënga ka për qëllim t’i festojë rrënjët e Martinit nga Puerto Rico dhe ato të Vivesit i cili vjen nga Kolumbia, si dhe e fton publikun dhe gjithë komunitetin latin që të ndihen krenarë me prejardhjen e tyre.

Videoklipi i këngës është xhiruar në qytetin San Juan, në Puerto Rico dhe i promovon më së miri bukuritë dhe popullin e këtij vendi.

“Në fakt, ne jemi më fëmijërorë se gjeneratat e reja,” tha Ricky Martini duke bërë shaka. “Ne nuk do të ndryshojmë kurrë. Ne jemi persona të relaksuar të cilët kemi arritur gjëra të bukura në jetë. Nuk kemi asgjë për t’ua vërtetuar të tjerëve dhe nuk duam të ndryshojnë. Duam të jemi të njëjtit persona dhe kjo këngë është deklaratë e dashurisë që e kemi për këtë qytet, prej nga edhe vjen Ricky. Dhe për mua fakti se e kam një pjesë të mikut tim në këtë këngë, thjeshtë më sjell shumë lumturi”, deklaroi tutje Carlos Vives.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carlos Vives (@carlosvives)

Ironikisht, fakti se “Canción Bonita” është një këngë e lumtur, bëri që lansimi i saj të shtyhet për muaj të tërë shkaku i situatës me pandeminë.

E shkruar nga dyshja Mauricio Rengifo dhe Andrés Torres të cilët e kanë realizuar hitin “Despacito”, kënga ishte incizuar pak para se të shpërthente koronavirusi, prandaj Vives dhe Martin kishin vendosur të mos e publikojnë atë menjëherë dhe të prisnin pak kohë për t’ia realizuar videoklipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat