Bebe Rexha publikon albumin e ri me 7 maj

Mediale Vip

Bebe Rexha publikon albumin e ri me 7 maj

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:13
Bebe Rexha

Këngëtarja njoftoi përmes rrjeteve sociale.

Bebe Rexha, mbrëmë ka publikuar një imazh derisa shkroi se për sot ka një befasi speciale.

Dhe sapo ka zbuluar për fansat e saj përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram se ka gati albumin e ri.

Artistja e njohur me famë botërore tha se me datën 7 maj do e lansojë albumin e radhës në karrierën e saj muzikore.

“Better Mistakes”, mban titullin albumi i këngëtares për të cilin nuk zbuloi detaje tjera vetëm titullin  dhe datën e publikimit.

Ndryshe, Bebe Rexha zbuloi edhe posterin e albumit teksa shihet e veshur me veshje të ngushtë ngjyra bardh dhe zi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat