Krid është rritur aq shumë sa tani del shëtitje me shokët te lagjja

Mediale Vip

Krid është rritur aq shumë sa tani del shëtitje me shokët te lagjja

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:27
Klea Huta, Krid

Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë këtë vit.

Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.

I vogli rritet dita-ditës dhe Klea i ka shtuar dozat e përditshme të fotove e videove të të voglit, që na kënaqin sytë! Krid është 10 muajsh dhe tashmë ka nisur të dalë edhe me shokët e tij në lagje. Klea dëshiron që i vogli të fillojë të socializohet sa më shpejt me miqtë e tij të vegjël dhe Krid duket se i shijon shumë këto momente.

Klea ka ndarë në Instagram një foton në të cilën Krid shihet duke luajtur me shokët e tij. Krid shihet veshur me një kostum sportiv në ngjyrë lejla dhe kjo foto nga vërteton se koha kalon shumë shpejt, sidomos për fëmijët e vegjël.

Madje herë pas here e kemi parë Krid ta shoqërojë Klean edhe në xhirimet e emisionit “Këngë moj” dhe së shpejti ai do të jetë shoku më i mirë i mamit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat