Publikohet paraqitja e shkurtër e “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, emra të mëdhenj janë pjesë e filmit

Mediale Vip

Publikohet paraqitja e shkurtër e “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, emra të mëdhenj janë pjesë e filmit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:37
“The Hitman’s Wife’s Bodyguard”

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit “The Hitman’s Wife’s Bodyguard”, që është vazhdim i filmit komik aksion, “The Hitman’s Bodyguard”, nga viti 2017.

Në realizimin e ri, Ryan Reynolds dhe Salma Hayek e shpëtojnë Samuel L. Jackson, karakteri i të cilit nuk ka marrëdhënie të mira me atë të truprojës.

Michael Bryce, karakteri që portretizohet nga Reynolds, në dukje të parë është lavdëruar që ka qenë truproje e vrasësit Darius Kincaid (që luhet nga Jackson).

Problemi qëndron se kjo ngjarje është një makth për Bryce, të cilin psikiatria e ka këshilluar të pushojë nga puna e mëparshme.

Në skenë përfshihet bashkëshortja e vrasësit Sonia Kincaid (të cilën e luan Salma Hayek) dhe treshja detyrohet të bashkëpunojë për ta mbrojtur sërish Darius Kincaidin.

Pjesë e filmit janë edhe emra tjerë të mëdhenj, si Antonio Banderas, Morgan Freeman, Richard E. Grant e Frank Grillo.

“The Hitman’s Wife’s Bodyguard” që ishte caktuar të dilte në gisht të vitit të kaluar, është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe do të lansohet më 16 qershor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat