Elvana Gjata zbulon detajet nga kënga e re

Mediale Vip

Elvana Gjata zbulon detajet nga kënga e re

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:24
Elvana Gjata

Me këngët e Elvana Gjatës nuk kemi kurrë të ngopur, ndaj çdo herë presim me padurim çdo projekt të saj. Para disa ditësh stilisti Valdrin Sahiti zbuloi se këngëtarja po bëhet gati për një projekt bombë.

“Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, shkroi Valdrini përkrah një fotografie me Elvanën.

Dhe në fakt kështu do ndodhë me të vërtetë!

Elvana ka lajmëruar sot se për pak ditë do të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Çelu”, ndërkohë që ajo shfaqet duke pozuar me një veshje në ngjyrë të bardhë. Kënga do të lançohet të premten dhe duket se do të jetë pjesë e një mini-albumi të këngëtares. Elvana nuk ka zbuluar të tjera detaje dhe ne po presim me padurim të dëgjojmë se çfarë hiti ka bërë gati këtë herë.

Duket se 2021 do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për 3 vite i mungoi tregut muzikor. Në muajin shkurt ajo u rikthye me një super baladë, “Thirr”, që na theu zemrat të gjithëve. Gjithashtu pak ditë më parë ajo publikoi disa imazhe të saj, ku shfaqej shumë seksi dhe zbuloi se do të publikojë së shpejti një këngë me titullin “Loti”.

Nga ana tjetër kujtojmë se disa muaj më parë në mediat rozë është raportuar se Elvana do të sillte një bashkëpunim me Mozzik. Dy këngëtarët publikuan më vonë foto nga Dubai dhe kështu u aludua se aty ata kishin xhiruar projektin e tyre të përbashkët. Megjithatë ende nuk kemi një lajm konkret nga dy artistët, ndaj do të na duhet ende të presim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat