Fjolla Morina feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshorti i saj, Fisnik Syla

Mediale Vip

Fjolla Morina feston ditëlindjen, kështu e uron bashkëshorti i saj, Fisnik Syla

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:04
Fjolla Morina dhe Fisniku

Këngëtarja sot feston ditëlindjen.

Fjolla Morina ka lindur me 15 prill në vitin 1986 dhe sot mbush 35 vite.

Ajo mori urime nga miqtë dhe kolegët e saj derisa nuk mungoi edhe urimi nga bashkëshorti, Fisnik Syla.

Përmes një imazhi të publikuar në storien e tij në Instagram derisa shihet një fotografi e tyre e pikturuar dhe e vendosur në mur ai e ka uruar duke e quajtur jeta e tij.

“Urime ditëlindja jeta ime”, ka shkruar Fisnik Syla në fotografi.

Ndryshe, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë duke bërë një dasmë në ishujt Maldive dhe në të njëjtën kohë shijuan pushimet atje.

Ndërkohë, Fjolla Morina po vazhdon të jetë e akuzuar për armë-mbajtje pa leje dhe mediat e Shqipërisë kanë raportuar së fundi se këngëtarja është dënuar me gjashtë vite burg.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat