U dënua me 6 vite burg, e bija uron Fjolla Morinën për ditëlindje: Je shembulli im

Mediale Vip

U dënua me 6 vite burg, e bija uron Fjolla Morinën për ditëlindje: Je shembulli im

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:52
Lediana dhe Fjolla Morina

Emri që keni dëgjuar më shumë së fundmi në mediat rozë është ai i Fjolla Morinës.

Në shtatorin e vitit që lamë pas, Fjolla u ndalua nga policia pasi u kap me armë. Si shkak i kësaj u zbulua lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Çifti pushtoi për një kohë të gjatë “Instagramin”, me foto e video nga Dubai e Maldive, ku edhe i dhanë fund beqarisë.

Por pasi doli vendimi gjykatës se Fjolla Morina është dënuar me 6 vite burg, Fjolla u zhduk si me magji nga “Instagram” dhe Fisniku ra qetësi deri mbrëmjen e djeshme ku i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij.

Pas Fisnikut ka qenë vajza e madhe e Fjolla Morinës e cila ka uruar të ëmën në “Instagram” për 42 vjetorin e lindjes.

“Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje timen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! Tdon Maca jote mami”, shkruan Lediana.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat