Sinan Vllasaliu të premten publikon këngën e re

Mediale Vip

Sinan Vllasaliu të premten publikon këngën e re

Më: 15 prill 2021 Në ora: 23:28

Sinan Vllasaliu ka paralajmëruar ardhjen e këngës së tij më të re, të cilën do ta sjellë me videoklip.

Këngëtari i mirënjohur këtë njoftim e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Ai e ka shpërndarë një fragment nga videoja muzikore e këngës së re duke i paralajmëruar fansat e tij se çfarë të presin.

Kënga mban titullin “Linda Linda” dhe do të jetë në stilin muzikor të Sinanit, ndërsa lansohet ditën e premte.

“Premierë, nesër në orën 17:00”, shkruan në mbishkrimin e videos së këngës së re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat