Stresi zbulon pak nga bashkëpunimi me reperin anglez dhe datën e publikimit të këngës

Mediale Vip

Stresi zbulon pak nga bashkëpunimi me reperin anglez dhe datën e publikimit të këngës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 08:56
Stresi

Javë më parë Stresi zbuloi se kishte gati një super bashkëpunim me reperin e famshëm anglez C Biz. Ai publikoi në Instagram një video me reperin në fjalë, teksa të dy shfaqeshin në një studio muzikore. Vetë Stresi tregoi se ndihet shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ndërkohë para disa ditësh reperi shqiptar zbuloi disa detaje nga prapaskenat e klipit. Stresi publikoi video nga një pishinë ku shihej i rrethuar me disa vajza seksi dhe zbuloi se kënga do të mbante titullin “Sometimes I’m Feeling Good”. Kjo këngë më në fund e ka një datë publikimi dhe ne po e presim me padurim atë moment.

Stresi ka ndarë sot në Instagram trailerin e këngës, duke zbuluar disa sekuenca nga videoklipi. Xhirimet jan bërë jashtë shtetit me avion dhe makina të shtrenjta, ndërsa për këngën do të na duhet të presim deri ditën e shtunë.

“Duroni të shtunën në 19:00. ‘Feeling good’ bëhuni gati gjithë shqipet e mi me të madhin C Biz”, ka shkruar Stresi përkrah videos.

Kujtojmë se reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?????? (@stresi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat