Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar në historinë e Spotify me 8.1 miliardë dëgjime

Mediale Vip

Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar në historinë e Spotify me 8.1 miliardë dëgjime

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:59
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare po korr sukses të madh në botë.

Artistja me famë shqiptare, Dua Lipa, numëron suksese të reja me talentin e saj vazhdimisht.

Ajo na njofton thuajse çdo ditë për një sukses të ri, qoftë në lidhje me albumin e saj “Future Nostalgia” apo këngët e saja të cilat arrijnë suksese të reja çdo ditë të vitit.

Statistika të Spotify tregon se Dua po arrin suksese të mëdha me albumin e saj të fundit por jo vetëm.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar në historinë e Spotify dhe ka tejkaluar 8.1 miliardë dëgjime deri tani në përgjithësi.

Këngëtarja u shfaq e lumtur për të dhënë këtë lajm, duke u thënë një shprehje të shkurtër por që tregon se sa e lumtur dhe e befasuar është ajo.

“Oh Zoti im”, shkroi me shkurtesa Dua në mbishkrimin e Instastoryt.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat