U divorcua me Kim Kardashian, Kanye West e paska të qartë ku do t’i hedhë “grepat”

Mediale Vip

U divorcua me Kim Kardashian, Kanye West e paska të qartë ku do t’i hedhë “grepat”

Më: 16 prill 2021 Në ora: 22:04
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kanye West po mendon për një lidhje të re pas ndarjes nga Kim Kardashian. Reperi tashmë beqar dëshiron që lidhja e rradhës të jetë me një artiste, me një person kreativ, treguan burime pranë tij.

Arsyeja është sepse Kanye mendon që një artiste do e kuptonte më mirë atë dhe gjuhën e tij.

“Unë jam Mikeleanxhelo, jam Pikaso. Jam padyshim artisti më i mirë i të gjitha kohërave. Është fakt”, ka deklaruar dikur reperi.

Përpara martesës me Kim Kardashian, Kanye ka qenë i lidhur me modelet Chanel Iman dhe Amber Rose. Ka patur thashetheme për një lidhje me Selita Ebanks dhe ka qenë i fejuar me dizenjatoren Alexis Phifer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat