Era tradhti. I dashuri i Megan Fox kapet mat me një bionde

Mediale Vip

Era tradhti. I dashuri i Megan Fox kapet mat me një bionde

Më: 17 prill 2021 Në ora: 07:42
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Megan Fox prej disa muajsh ka nisur një lidhje me reperin Machine Gun Kelly. Dyshja janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit në publik e madje Kelly i ka dedikuar një këngë aktores.

Mirëpo së fundmi edhe lidhja e tyre është vendosur në diskutim pas disa fotove që po qarkullojnë në rrjet. Reperi është kapur mat teksa dilte nga një klub i Los Angelesit, përkrah një vajze bionde të panjohur për publikun.

Kelly dhe vajza u përpoqën t’i shmangeshin paparacëve, por nuk ia dolën dot.

Vetëm një natë më parë reperi dhe Megan Fox kaluan një darkë romantike në Santa Monica, prandaj fakti që ai shfaqet me një vajzë tjetër një ditë më pas është e habitshme.

Mbetet për t’u parë si qëndron e vërteta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat