Publikohet klipi i Diona Fonës ku protagonist është Andi i Për’puthen

Mediale Vip

Publikohet klipi i Diona Fonës ku protagonist është Andi i Për’puthen

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:34
Diona Fona dhe Andi

Konkurrenti nga Kosova i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Andi Artani, ka qenë njëri ndër personazhet më të përfolura të programit. Madje, ai ka tërhequr vëmendjen edhe të këngëtares, Diona Fona, që ka zgjedhur Andin si model në videoklipin e saj.

Diona Fona ditën e sotme ka publikuar këngën e re me videoklip të titulluar “Sheqer” në të cilin protagonist është Andi.

Ndërkohë kujtojmë se pas disa javësh pritje, Jasmina u deklarua se është vetëm për Andin në emision. Ky i fundit deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në “Për’puthen”, për t’i vërtetuar asaj se është serioz në njohjen me të.

Ndërsa, Jasmina pasi vazhdoi njohjen me disa djem të tjerë më fund u dorëzua dhe shprehu hapur pëlqimin për Andin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat