Meghan Markle lë një kartolinë në kurorë për Princin Filip, përkundër se nuk mori pjesë në varrimin e tij

Mediale Vip

Meghan Markle lë një kartolinë në kurorë për Princin Filip, përkundër se nuk mori pjesë në varrimin e tij

Më: 17 prill 2021 Në ora: 18:46
Meghan Markle

Meghan Markle ka lënë një kartolinë në kurorë për Dukën e Edinburgut, i cili është varrosur gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Dukesha e Sussex – e cila është rreth gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e dytë të Princit Harry – u këshillua nga mjeku i saj që të mos bënte udhëtim dhjetë orësh për në Britani.

Në vend të kësaj, ajo po shikonte ceremoninë në televizion nga pallati i saj dhe Harryt prej 11 milionë funtesh në Kaliforni, ndërsa Duka i Sussex-it ishte pjesë e ceremonisë.

Një kurorë lulesh nga çifti u la më parë në Windsor, për të shënuar respektet e tyre.

Kurora – e cila nuk është pikturuar ende – gjithashtu përmban kampanulë për mirënjohje dhe dashuri të përjetshme, rozmarinë për të treguar përkujtim, livando për përkushtim dhe trëndafila në nder të qershorit që është muaji i lindjes së Filipit.

Është dizenjuar dhe punuar me dorë nga Willow Crossley, e cila po ashtu u përkujdes për dekorimet në dasmën e Harryt dhe Meghan dhe pas lindjes së djalit të tyre, Archie.

Krahas kurorës është një shënim nga Meghan, e cila është e njohur për aftësitë e saj në kaligrafi.

Princi Harry në anën tjetër u ribashkua me familjen mbretërore pas më shumë se një viti, që nga largimi në mars të 2020.

Në disa fotografi që kanë qarkulluar në tabloidet e huaja, ai shfaqet duke biseduar me Princin William – me të cilin u raportua se nuk ruan marrëdhënie të mira që pas intervistës me Oprah Winfrey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat