Stresi dhe C.Biz sjellin këngën e re “Feel Good”

Mediale Vip

Stresi dhe C.Biz sjellin këngën e re “Feel Good”

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:48
Stresi dhe C.Biz

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj apo siç njihet me emrin artistik Stresi, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Feel Good” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me reperin nga Londra, C.Biz.

Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe me paraqitje atraktive të dy reperëve.

Femrat e zhveshura, makinat luksoze e disa elemente nga vera nuk mungojnë në klipin e dyshes së njohur.

Përkundër se është një bashkëpunim ndërkombëtar, Stresi i ka qëndruar besnik gjuhës së tij – pasi interpreton në shqip.

Kënga tashmë gjendet e plotë në kanalin e artistit shqiptar në platformën YouTube.

Theksojmë që Stresi prej disa muajsh është zhvendosur në Londër, ku edhe po vazhdon të punojë në këngë të reja.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat