Pse fëmijët munguan në funeralin e princit Philip

Mediale Vip

Pse fëmijët munguan në funeralin e princit Philip

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:00
Kate dhe William

Ishte e pritshme që ceremonia e funeralit të princit Philip të shoqërohej me komente nga e gjithë bota. Marrëdhënia e tensionuar e dy vëllezërve, Harry dhe William, veshja e Kate, mbretëresha, etj. Një tjetër detaj që ra jo pak në sy ishte mungesa e fëmijë të princit William në ceremoni.

Princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis munguan në funeralin e stërgjyshit të tyre, por jo pa arsye. 

Sipas Evening Standard, fëmijët janë konsideruar si "shumë të vegjël" për të marrë pjesë në një ceremoni funerale pubilke. Nisur nga mosha e tyre, asnjëri nuk do ta kishste kuptuar rëndësinë e ceremonisë dhe mbretërorët donin të shmangnin çdo situatë të pakëndshme.

Në fakt, dëshira e Kate dhe William ishte që ata të ishin të pranishëm në ceremoni, por duke qenë se traditat mbretërore janë shumë strikte dhe situata e Covid-19 kufizoi shumë gjëra, s'ishte ide e mirë që fëmijët të ishin aty.

Përsa i përket lajmit të vdekjes, thuhet se fëmijëve jua ka shpjeguar princi William duke i thënë që princ Philip ka shkuar "në parajsë" dhe se tani është "një ëngjëll".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat